Postuar më: 23/01/2018

Ministri Klosi vizitë zyrtare në Serbi: Ofertë e përbashkët turistike (23 janar)

Rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të paraqitet me një ofertë të përbashkët turistike,veçanërisht
për vendet e largëta, të kontinenteve përtej Europës. Kjo u dakortësua në takimin mes ministrit të
Turizmit dhe Mjedisit, Z. Blendi Klosi me Zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Tregtisë,
Turizmit dhe Telekomunikacionit serb, Rasim Ljajiç, gjatë vizitës zyrtare të ministrit Klosi në
Beograd.
Në takimin midis ministrit shqiptar të turizmit dhe atij serb, u ra dakort që palët të nënshkruajnë
një marrëveshje mbi bashkëpunimin në fushën e turizmit, e cila do të jetë baza për paraqitjen e
përbashkët në tregjet e treta.
Dy homologët diskutuan edhe për mbajtjen e një takimi në Tiranë të ministrave përgjegjës për
turizmin në pranverë, për një sezon turistik më të pasur.
Diskutimi i ofertës së përbashkët turistike me ministrin serb, vjen pas takimeve të veçanta, me të
njëjtën tematikë, që ministri Blendi Klosi ka patur me homologët e vendeve të tjera në rajon,
Kosovë, Maqedoni, Kroaci e Mali i Zi.

Të rejat e fundit