Postuar më: 31/01/2018

Ministri Klosi dhe të rinjtë mbjellin 2 mijë fidanë në Gramsh (31 janar)

2 mijë fidanë të rinj gjelbërojnë prej ditës së sotme hyrjen e Gramshit. Fidanët, kontribut i
biznesit të zonës u mbollën nga ministri Klosi me të rinjtë e gjimnazit të qytetit, punonjësit e
bashkisë dhe qytetarët. “2 mijë fidanë, u mbollën nga nxënësit e shkollave dhe me një mbështetje
shumë të mirë të zhvilluar nga biznesi lokal që ofroi këta fidanë. Bashkia e Gramshit është një
nga Bashkitë më të forta për sa i përket pyllëzimit edhe për vetë faktin se kompania, e cila ka
zhvilluar hidrocentralin e kesaj zone ka një detyrim karshi shtetit për të mbjellë plot 1.5 milion
pemë, në harkun kohor të këtyre 2 viteve”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Ministri Klosi theksoi se mbjellja ë 20 milionë e 200 mijë pemë deri në vitin 2020 është
krejtësisht e mundshme pasi “bashkëpunimi mes kaq e kaq shumë të rinjve, bashkëpunimi i
pushteti lokal, biznesi lokal, por edhe kompanive të cilat kanë një detyrim mbi 6 milion e 700
mijë pemë për të realizuar.”- tha Klosi i cili gjithashtu përsëriti objektivin për të mbjellë 550 mijë
pemë gjatë 550 vjetorit të Skënderbeut.
Kryetarja e Bashkisë së Gramshit Luljeta Dollani ftoi gjithë qytetarët e qytetit që ajo administron
për të marrë pjesë në nismën e mbjelljes së pemëve. “Deri pardje ishte një zonë e mbytur nga
plehrat dhe mbeturinat dhe sot ne mbjellim gati 2 mijë pisha të buta që do t’i shërbejnë zonës për
ta bërë një park ku qytetarët e Gramshit do të kenë mundësi të shlodhen, nismë që Bashkia e
Gramshit do ta vazhdojë edhe në pjesë të tjera të qytetit”, tha Dollani.
Deputeti i zonës Anastas Angjeli mbështeti nismën e ndërmarrë nga Ministri Klosi dhe përkrahur
nga Bashkia, duke theksuar faktin që kjo i shërben zhvillimit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të
turizmit. “Investimet e këtij viti në Gramsh dhe zbatimi i një sërë projektesh na forcojnë bindjen
se ne po e ndryshojmë Gramshin për mirë. Rasti i sotëm është rasti i mbështetjes që Gramshi i
bënë projektit për pyllëzim i cili është një projekt që po shtrihet në gjithë Shqipërinë dhe me këtë
nismë të sotme dhe vazhdimin e saj unë jam isigurt se kjo bukuri natyrore bashkë me
mbështetjen e këtyre projekteve do ta ndryshoj Gramshin si një zonë kreative, turistike që do t’i
shërbejë zhvillimit të qëndrueshëm të tij”- tha deputeti Angjeli.

Të rejat e fundit