Postuar më: 18/02/2018

Trupa diplomatike në Tiranë i bashkohet fushatës kombëtare të mbjelljes së pemëve të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Trupa diplomatike në Tiranë i është bashkuar fushatës kombëtare të mbjelljes së pemëve të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Mbjelljes së fidanëve nga ministri Blendi Klosi, iu bashkuan gjithashtu ministrat Peleshi e Kumbaro. Mbjellja e pemëve pararendi takimin e ministrave me donatorët e projekteve në huaja në Shqipëri, të cilëve iu kërkua orientimi i projekteve në përmbushjen e objektivave të pastrimit të mjedisit dhe zhvillimit të turizmit. Ministri Klosi njoftoi fillimin e muajit tē mjedisit, ku pritet të lançohen 15 urdhra për 15 ndotësit mē të mëdhenj në vend. Muaji i mjedisit do të nisë nē 23 dhe 24 shkurt, Ditët Kombëtare të Pemëve. Gjatë këtij muaji, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit pritet të ndërhyjë tek të gjithë ndotësit në mjedis në kuadër të operacionit “Clean and Green 2020”.
Kreu i turizmit dhe mjedisit, paralajmëroi ndërhyrje për të ndryshuar kriteret dhe mënyrën e dhënies së lejeve për guroret. Ministri Klosi paralajmëroi ashpërsim të ligjit dhe kontrollit pēr prodhimin dhe importin e qeseve plastike. Pikat e grumbullimit të skrapit larg qendrave të banuara është përpjekja tjetër e administratës së Klosit, i cili njëherësh vuri theksin tek vendimi për ndalimin e futjes së makinave të vjetra në Shqipëri qē pret tē nisë zbatimin në mars. Klosi ka vënë gishtin në plagë te landfillet, ku vetëm 3 prej 95 prej tyre plotësojnë kriteret që duhet të ketë një landfill i mirëfilltë. Ndërsa 300 pika të vogla mbetjesh informale janë shkaku i ndotjes që shpërndahet në mbarë vendin kryesisht në kohë përmbytjesh. “Do të doja të kishim një moment reflektimi nga donatorët. Nuk mund ta zhvillojmë këtë betejë vetëm me studime. Ka ardhur momenti që projektet tona të stopojnë përsa përket strategjive.”-iu drejtua ministri Klosi donatorëve duke theksuar se projektet duhet të shkojnë në investime konkrete.
Duke vënë theksin në lidhjen e mjedisit me turizmin Ministri Peleshi, deklaroi se ne do të kemi fituar betejën me turizmin kur të kemi fituar betejën me mirëmbajtjen e mjedisit. Ministri Peleshi theksoi se arritja me sukses e ndërtimit të 100 modeleve të fshatrave turistikë, është një nisje e jashtëzakonshme për zhvillimin e zonave rurale. Për këtë arsye ministri i Bujqësisë kërkoi mbështetjen e partnerëve për programin e 100 fshatrave.
Ministrja Kumbaro u shpreh se turizmi po merr njē vëmendje të gjerë, ndaj kërkon të njējtën vëmendje edhe nga donatorët. Ministrja Kumbaro paralajmëroi ndërtimin e tē njëjtit model si pazari i Korçës edhe nē Gjirokastër. Një tjetër nismë është zhvillimi i iteneratit turistik “Rrugët e Besimit” – ku bashkëjetesa fetare si një nga potencialet e mëdha të Shqipërisë, do të shndërrohet në produkt mirëfilli turistik.