Postuar më: 09/05/2018

Shqipëria ndalon prodhimin, importimnt, tregtimin e qeseve plastike

Shqipëria ndalon prodhimin, importimnt, tregtimin e qeseve plastike

Nga korriku i këtij viti do të ndëshkohet çdo biznes që prodhon, importon apo tregton qese plastike. Vendimi i Këshillit të Ministrave është prezantuar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë takimit me grupe interesi, prodhues dhe importues të qeseve plastike.

Dy muaj pas miratimit të këtij vendimi parashikohet gjobitja e çdo biznesi që tregton me qese plastike nën 35 mikron me një vlerë nga 1 milion deri ne 1.5 milion lekë të rinj. Këto masa janë në radhë të parë për prodhuesit importuesit e mëdhenj, por ligji nuk përjashton as tregtarët më të vegjël: supermarketet, marketet, dyqanet, apo  çdo subjekt që pas dy muajsh do të tregtojë mallra me këto ambalazhe.

Ministri Klosi theksoi se VKM  hyn në fuqi  dy muaj pas miratimit kjo për t’i dhënë kohë biznesit të këtij produkti që të marrë masat e shndërrimit të teknologjisë.

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit  u shpreh se marrja e kësaj mase drastike ishte diktuar nga situata e rënduar në mjedis si pasojë e konsumimit të qeseve plastike. Qeset dëmtojnë peisazhin, ekosistemin dhe shendetin e qytetareve, ndaj kreu i turizmit dhe mjedisit, ftoi qytetaret dhe bizneset që te refuzojne përdorimin e tyre

Ministri Klosi paralajmëroi gjithashtu se pas vendimit për ndalimin e qeseve plastike, priten edhe vendime të tjera drastike si për  makinat në fund të jetës, pikat e skrapit, etj pjesë e 15 nismave pro mjedisit.

Të rejat e fundit

  •