Postuar më: 13/03/2019

Ministri Klosi, bashkëbisedim me nxënësit e shkollës profesionale në Durrës

Arsimi Profesional është një nga reformat më të suksesshme të qeverisë Rama. Një mundësi reale punësimi! Por, bizneset e hotelerisë ankohen se pak njerëz janë të kualifikuar dhe se kanë nevojë të punësojnë të rinj dhe të reja, që shërbejnë në fushën e turizmit, jo vetëm në atë sezonal, por tanimë gjithëvjetor. “Që të gjithë hotelierët kanë një shqetësim, sezonin që vjen, një sezon që do të jetë shumë më shumë impenjativ, një sezon që nuk shtrohet më vetëm në 45 ditë, po kontratat në hotelet tona tashmë kanë shkuar në 180 ditë, ka edhe 210 ditë, pra 6 muaj, 7 muaj biznes kërkojnë njerëz të kualifikuar si ju. Të gjithë hotelet kanë nevojë për staf të kualifikuar, kanë nevojë për staf të kualifikuar, kanë nevojë për njerëz që shërbejnë, kanë nevojë për njerëz që paguhen shumë më mirë se qoftë edhe po të shkosh në administratë dhe të shërbesh si jurist apo ekonomist në institucionet që drejton ministria e mjedisit apo institucionet e tjera”, tha ministri Klosi, në një bashkëbisedim me nxënësit që studiojnë në fushën e hotelerisë, në shkollën profesionale “Beqir Çela”, në Durrës. Për ministrin Klosi, është fakt se diploma e arsimit profesional garanton punë të sigurtë, për këtë arsye i bën thirrje të rinjve dhe prindërve që të orientojnë fëmijët për të marrë një zanat në fushën e hotelerisë, pasi do të paguhen shumë më shumë sesa profesionet në degë të tjera. “Të gjithë hotelet kanë nevojë për staf të kualifikuar, kanë nevojë për staf të kualifikuar, kanë nevojë për njerëz që shërbejnë, kanë nevojë për njerëz që paguhen shumë më mirë se qoftë edhe po të shkosh në administratë dhe të shërbesh si jurist apo ekonomist në institucionet që drejton ministria e mjedisit apo institucionet e tjera”, tha ministri Klosi. Në përfundim të bisedës me nxënësit, ministri Klosi inspektoi punimet që do të zgjerojnë insfrastrukturën dhe kapacitetet e shkollës “Beqir Çela”, për të pritur më shumë nxënës në vitet, që do të vijnë.