Postuar më: 09/04/2019

“KrijoO2tënd” ndalon në Zapot të Kukësit

Operacioni “Krijo oksigjenin tënd”, në praninë e ministrit Klosi, ndalet në fshatin Zapot të Kukësit, për të ripyllëzuar një zonë që dikur ka qenë e e mbjellë, ndërsa sot rrezikohet seriozisht nga erozioni dhe prerjet e paligjshme. “Njerëzit e kësaj zone e kanë shumë të nevojshme që të kenë mundësi që të realizojnë pyllëzimin e plotë të 30 hektarëve të dy shpateve të malit për ta rikthyer atë në gjendjen e mëparshme, për të pasur mundësi që nga pyjet të kenë ekonomi, por që nga pyjet të kenë edhe mbrojtje dhe zbutje të kushteve klimatike. Prandaj me mbështetjen e koperacionit GIZ, ne jemi sot këtu për të mbjellë 2 mijë akaciet e para, të cilat janë mbase një vepër simbolike në një zonë kaq të madhe, por që mendoj do të vazhdojmë këtë projekt për të prodhuar të paktën në një zonë të caktuar nëj ripyllëzim”, tha ministri Klosi. Si në çdo aktivitetet tjetër mbjelljesh, në kuadër të fushatës “KrijoOtend”, ministri u shoqërua nga nxënës të shkollave 9-vjeçare, me misionin për ti ndërgjegjësuar ata me dashurinë për natyrën. “Përsa i përket djemve dhe vajzave të cilët kanë ardhur për të na ndihmuar nga shkollat e zonës, ne e kemi shumë të nevojshme që ata vetë të merren me mbjelljen e pemëve pasi mendojmë që është një mësim shumë i mirë për ata”,- tha ministri Klosi.

Të rejat e fundit